Ministrja e Jashtme

Haradinaj-Stublla: Me Kroacinë mike në krah, rrugëtimi euro-atlantik është shteg më i sigurt

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e Kroacisë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, z. Gordan Grlić Radman. Me këtë rast kryediplomatja Haradinaj- Stublla ka vlerësuar lartë angazhimin e Kroacisë për Kosovën.

“Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë”, ka deklaruar ministrja Haradinaj-Stublla.

Duke kujtuar rrugëtimin e Kroacisë në strukturat euro-atlantike kryedipolmatja Haradinaj-Stublla është shprehur se ky proces mund të shërbej si mostër për Republikën e Kosovës.

“Rrugëtimi euro-atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën. Me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurt”, është shprehur ministrja Haradinaj – Stublla.

Me këtë rast kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka uruar homologun e saj kroat për fitoren e zgjedhjeve së cilës i takon ai (HDZ).