Haradinaj-Stublla e nderuar që nënshkroi Marrëveshjen për ngritjen e fondit të përbashkët për Preshevën

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se është e nderuar që ka nënshkruar sot Marrëveshjen për ngritjen e fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Haradinaj-Stublla e ka quajtur vëlla homologun Cakaj duke e falëndëruar për bashkëpunimin e përditshëm.

“Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë ditën e sotme shënon një moment të rëndësishëm të bashkërendimit të punës tonë për fusha të përbashkëta të interesit kombëtar.
Pata nderin të firmosja me homologun Z. Cakaj, marrëveshjen më të veçantë, Marrëveshjen për ngritjen e fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.
Diplomacia jonë mbetet e palëkundur në mbështetje të shqiptarëve kudo janë sidomos në arritjen dhe konsolidimin e të drejtave të tyre legjitime.
Falenderoj edhe mikun, kolegun e vëllaun tim – Ministrin Gent Cakaj – për bashkëpunimin e përditshëm e të jashtëzakonshëm që kemi, në arritjen e objektivave e aspiratave të përbashkëta, për shqiptarët kudo ndodhen, drejt familjes Euro – Atlantike” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.