Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologun e saj irlandez, Simon Coveney.
Haradinaj-Stublla tha se ka shprehur mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën, në ditët e para të shpalljes së pavarësisë.
“ Z.Coveney e njoftova për Marrëveshjen e Washingtonit dhe kërkova që edhe Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë. Ministri Coveney më konfirmoi përkrahjen e fuqishme të Irlandës për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se anëtarësimi në BE do të ketë efekt të fuqishëm transformues dhe ndikim të madh stabilizues në rajon”, njoftoi Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook.
Ajo shtoi se janë pajtuar që të thellojnë bashkëpunimin bilateral për të forcuar lidhjet politike e ekonomike dhe të orientojnë rininë e Kosovës drejt BE-së.






