Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë zhvillimit të seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se tani nuk mund të diskutohet për secilën çështje me kolegët të cilët dikur ishin opozitë, por që tani janë në krye të vendit.

Ai tha se duhet pasur kujdes nga veprimet që merren në situatën që është tani, por që diskutimet padyshim që duhet të bëhen në Kuvendin e Kosovës.

“Dëgjova diskutime plot,me u kthy me diskutu me kolegët deputetë dikur të opozitës e tash në krye të vendit. Vetëvendosje situata shumë më pak serioze se kjo i quajti kauza për protesta lëvizje masive për shkatërrime e të tjera, por tash na thonë neve se keni ftuar seancë për përfitime politike. Në rregull.Besoj se me hy tash ën këtë diskutim një arsye se pse personalisht mendoj se në Kosovë duhet të bëjmë kujdes nga dalja në rrugë, apo i takojmë një bote që e cila është e angazhuar e mobilizuar kundër një armiku në këtë rast të Rusisë dhe Putinit, në Kosovë është mirë të bëjmë kujdes të mos thellojmë destabilizimin e brendshëm”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se mënyra nuk është që të heshten problemet, por duhet ballafaquar me to.

“Por mënyra nuk është duke i heshtur problemet, por duke i ballafaquar me to, aty ku duhet si ka bërë sot opozita duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e çmimeve. Nuk besoj se këtu duhet të ketë ndonjë dilemë.Si do të kishte vepruar në këtë rast opozita e Kurtit. Së pari ju mirë e keni siguria e politika janë të lidhura, ekonomia dhe energjia. Të gjitha janë një pako, nëse nuk e paraprinë çështjen e sigurisë i rrezikon edhe të tjerat, ekonominë, politikën e konsumin. Një qeveri e përgjigjeshe ish përkujdes mos me i refuzu mundësinë energjetike, por do të ishte sukses i madh të raportonim sot në Kuvend se në çfarë faze është investimi në termocentral 500 megavatë, ku ka mbërri si janë dinamikat e gazsjellësit Shkup-Prishtinë, ashtu siç u gëzuam për investime të tjera.Do të ishte e dobishme, e për këto veprime të energjisë do të çonin një porosi tjetër të ngjashme, që çoi fakti se kemi pritur refugjate. E tash sikurse jemi mburrur me pritjen e këtyre refugjatëve, ashtu sikurse lavdëroheni sot për faktin se jemi rreshtuar pro Ukrainës e kundër Putinit e Rusisë, por mos harroni nuk mund të lëvdohemi kështu për investimet tona e qasjen tonë në energji, ku dy projektet serioze janë rreshtu në anën e kundër”, shtoi ai.

Hardinaj theksoi se refuzimi i gazsjellësit dhe investimit termocentral na ka lënë në anën e kundër.