Haradinaj s’ia harron Kurtit deklaratën për kriminelët brenda institucioneve, ia përmendë sërish pas takimit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar sërish kryeministrin Kurti për deklaratën që bëri bujë e që u dha në Bruksel, javë më parë.

Ai ia përmendi sërish atë Kurtit, në konferencën për media pas takimit të sotëm.

“Një shqetësim tjetër është deklarata e pamatshme e Kurtit për kriminelët brenda institucioneve. Ai është dashur të përmendë në detaje se për kë e kishte atë deklaratë”, tha ndër të tjera Haradinaj.