Haradinaj: Shqetësuese mungesa e SHBA-së në dialog, Biden të emërojë një emisar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se çka ka folur me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me dialogun.

Ai ka thënë se kanë prekur shumë çështje e më thekës të veçantë ia ka parashtruar qëndrimet e AAK-së, por edhe kanë dëgjuar qëndrimet e Kurtit.

Haradinaj ceku se shqetësuese mbetet mos përfshirja e SHBA-së në dialog, e që ata kërkojnë që kjo të bëhet.

“Tema ishte dialogu me datën 6 maj i kanë dërgua letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës u kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Lajçak është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendën tonë. E ardhmja e dialogut është e rëndësishme”.

I pyetur se nëse në një mendje për përfshirjen e Uashingtonit në dialog është edhe Kurti, ai nuk deshti të komentojë

Ndërsa një ditë pas Kurti do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin e Kurtit.Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar.