Haradinaj shpreson se dialogu do të sjell njohje të kufijve ekzistues nga Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur përsëri për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rezultatin e marrëveshjes finale nga ky proces.

Gjatë një takimi që kishte me një delegacion prej 51 studentësh të programit Akademia Verore, kryeministri tha se Kosova ka punë për të bërë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

“Një sfidë për ne është themelimi i besimit brenda komuniteteve. Kemi progres dhe punë për të bërë gjithashtu. Na duhet një marrëveshje me fqinjin tonë Serbinë për njohjen e kufijve ekzistues dhe shpresoj se dialogu do ta sjellë këtë”.

Haradinaj në takimin me studentët që vijnë nga shtete të ndryshme të botës ka thënë se Kosova është shtet multietnik që ka shumicë shqiptare, por që kjo nuk e pengon besimin ndëretnik.

Duke përmendur sfidat me të cilat përballet Kosova, Haradinaj ka vënë theksin tek mungesa e vendeve të punës, e cila po shkakton ikjen masive të të rinjve jashtë vendit.

E lidhur me mundësinë e marrëveshjes së arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës e Serbië, në shtator pritet të mbahet edhe Samiti i Parisit.

loading…