Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën 3 fëmijë.

Përmes një postimi në ”Facebook”, Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre.

“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen,” ka shkruar ai.