Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar zëvendësministrin tashmë të ndjerë, Arian Dacin, i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë.
Haradinaj në mbledhjen komemorative të mbajtur për nder të tij e ka vlerësuar si një njeri me shpirt të bardhë, zëvendësministrin e Diasporës, Arian Dacin.
“Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm, Prishtina e humbi një djalë të ri një qytetar shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri. Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës.
“Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore, i jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut, lamtumirë Arian”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij”.
“Njerëzit si Arian Daci mbahen mend gjatë jo për zhurmë por për qetësi dhe për mënyrën si I njohim, si jetojnë dhe si na ikin befasisht. Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës. Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore, i jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut, lamtumirë Arian”.
Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje,







