Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ramush Haradinaj do t’i shkojë sot në zyre Enver Hoxhajt.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të takohet sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Lajmin për Ballkani.info e kanë konfirmuar burime nga të dyja partitë.

Këto burime nuk jap shumë detaje për këtë takim, por thonë se do të jetë qenësor për shkuarjen në zgjedhje ose jo.

Haradinaj e ka bërë të qartë që nëse nuk ka marrëveshje për presidentin, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Deri më tash, asnjëra parti nuk i ka jap mbështetje zyrtarisht kandidaturës së Haradinajt për president.

Zgjedhje tashmë zyrtarisht kërkon partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje. /Ballkani.info/