Haradinaj reagon pas vrasjes së bashkëluftëtarit të tij në Novosellë të Pejës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Bashkim Brahimajt sot në Novosellë të Pejës nga kushëriri i tij.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen tragjike të bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj. Duke u lutur që të mos përsëriten kurrë më tragjedi të tilla, ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët! Bashkimi u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkim Brahimaj dyshohet se u vra sot pas mesditës nga djali i axhës së tij, Faton Brahimaj pas një zënke për pronë.

I dyshuari mbetet ende në arrati. /Ballkani.info/