Bashkim Brahimaj u qëllua për vdekje në prani të gruas dhe fëmijëve, ja kush është kushëriri i dyshuar për vrasje FOTO

Një person është vrarë pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.

Ballkani.info mëson se viktima dhe dorasi ishin familjarë mes vete, më konkretisht djem të axhës.

Viktima është Bashkim Brahimaj kurse i dyshuari Faton Brahimaj.

Foto: Faton Brahimaj, i dyshuar për vrasje

Siç mësohet, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës.

Bashkim Brahimaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga djali i axhës së tij, Faton Brahimaj me AK47.

IndeksOnline mëson se ngjarja tragjike ndodhi para syve të gruas dhe famijëve të viktimës.

E gjithë ngjarja mësohet se ndodhi për pronë, më saktësisht për një rrethojë.

Bashkimi ka qenë njeri nga ushtaret më të zotë që i ka pas UÇK-ja. Ai ishte aktive në Brigadën e Rugovës.