Haradinaj reagon pas vdekjes së vogëlushit, Gent Nikqi: Dy muaj më parë e takova në Pejë…

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së vogëlushit nga Peja, Gent Nikqi, cili vdiq nga një sëmundje në Turqi, ku ishte për shërim.

Postimi i plotë

Dy muaj më parë, kisha rastin ta takoj në Pejë, me plotë jetë e gjallëri. Fatkeqësisht, Gentit të vogël, iu këput fëmijëria nga sëmundja e pamëshirë.

Lidhjet e mia me familjen Nikqi datojnë që nga Lufta Çlirimtare. Andaj, në këtë ditë të kobshme, kur nga krahrori i tyre u shkëput më i dashuri, ndajmë dhembjen e madhe me ta.

Zoti i dhashtë forcë familjes, e Genti u prehtë në paqe!

RH