Haradinaj reagon ndaj deklaratave të Bahtirit: Populli nuk e dëgjon as atë e asnjë budallë tjetër

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rtv Dukagjini tha se nuk duhet merret parasysh se cfarë thotë një Agim Bahtiri.

“Askush nuk e merr parasysh atë e asnjë budallë tjetër”, tha Haradinaj transmeton Ballkani.info

Ai po ashtu tha se ato fjalë janë primitive dhe nuk i takon askujt që është fytyrë politike që të shprehet ashtu.

I pari i AAK-së poashtu foli edhe për taksën: “Kurti na poshtëroi të gjithve me mënyrën se si e hoqi taksën”./Ballkani.info/