Haradinaj: Rama dhe Thaçi donin t’i falnin Vuçiqit dhe Serbisë, 10 miliardë euro të Trepçës

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në Ora News ka folur edhe për përplasjen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj mësohet të ketë thënë në intervistën e cila do të transmetohet e plotë sonte në mbrëmje se arsyeja e dorëheqjes ishte e detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas.

Sipas Haradinaj, ‘taksa 100 për qind, ndaj mallrave të Serbisë, i solli si përfitim Kosovës deri në 600 milionë euro, në një vit të vetëm.

Haradinaj tha më tej se Albin Kurti bën gabim nëse e heq këtë taksë.

“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh! Për Bashkimin Kombëtar, duhet folur më pak dhe duhet punuar më shumë!”

Arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë, sipas Haradinaj ishte e ardhmja e minierës së Trepçës në Mitrovicë.

‘Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepça, jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet, që bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia”, tha ndër të tjera Haradinaj.

“Ndalova pra, grabitjen 10 miliardë eurove, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuqiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…