Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç thotë se nuk ka bërë investime që do të ndikonin në mirëqenien e qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se “shumica e Ministrive nuk kanë shpenzuar mbi 30% të buxhetit vjetor për investime kapitale e infrastrukturë në vitin 2021, 2022 dhe 2023”.
Haradinaj thotë se të gjitha rrugët e rëndësishme, të filluara para vitit 2021, nuk do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. “Me këto dinamika zhvillimore, Kosova edhe njëmijë vjet nuk do t’i mbërrijë vendet e zhvilluara!”, shprehet ai.
Postimi i plotë:







