Kryeministri Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar kompaninë e prodhimit të vezëve dhe të mishit të zogut, Konson.

Gjatë vizitës, Haradinaj ka pasur rastin të njoftohet nga afër me punën e kësaj kompanie.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, kryeministri ka thënë se ka biseduar me pronarin e kompanisë për sfidat që hasin prodhuesit vendorë, përcjell Ballkani.info.

“Me Agim Sahitin, pronarin e fermës, bashkëbiseduam për sfidat që hasin prodhuesit vendorë dhe në këtë situatë i sigurova se Qeveria do të krijojë klimë sa më të përshtashme që prodhuesit vendorë të operojnë lehtësisht në tregun e brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Është fat i madh, që përkundër sfidave dhe konkurrencës, prodhues si Konsoni e kanë përfshirë në masë të konsiderueshme tregun e vendit me produkte të shëndosha për familjet tona.

Pata kënaqësinë të shoh nga afër punën e Konsonit, si njëra nga kompanitë më të suksesshme të prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Kosovë, një fermë moderne e modeleve më të fundit, me mbi 100 punëtorë.

Me Agim Sahitin, pronarin e fermës, bashkëbiseduam për sfidat që hasin prodhuesit vendorë dhe në këtë situatë i sigurova se Qeveria do të krijojë klimë sa më të përshtashme që prodhuesit vendorë të operojnë lehtësisht në tregun e brendshëm dhe të jashtëm!