Haradinaj, punëtorëve të shtetit: Dënojeni Kurtin, sepse ky nuk merr vesh ndryshe

Diskutime të ashpra janë bërë sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Ligjin e Pagave si dhe situatën me energjinë elektrike në Kosovë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka debatuar ashpër me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, të cilin ka kërkuar që ta “dënojnë” punëtorët e sektorit publik, duke mbajtur protesta në gjithë vendin, shkruan lajmi.net.

“Tokën e babës tem që është në Gllogjan e kom ble në kohë të OKB-së. E lus Kurtin, a mundet me na e zgjedh çështjen e Ligjit të Pagave. I lus punëtorët e sektorit publik, dënone këtë njeri se nuk merr vesh ndryshe. Për energjetikën, a e din sa njerëzit janë tu u mërdhi. Unë kom pa qeverisje në këtë parlament prej 2000-tes. Unë nuk kam pa ndonjëherë qeveri ma mashtruse se kjo. Nuk më ka ndodh mu ulë ndonjëherë andej e me pa një gjendje si kjo”, ka thënë Haradinaj.

Madje ky i fundit nuk ka hezituar që Kurtin ta quaj edhe “komunist”.

“Thotë kryeministri nuk është urgjencë…nashta nuk është për ty se nashta je komunist e do me punu pa pare. Nashta kryeministri ka qef me na nacionalizu edhe njëherë. Është e vërtetë se tokën që e kom ble u nacionalizu se ma ka marr njëherë shteti. Është e vërtetë se edhe në Kore është krejt e nacionalizume. Për Ligjin e Pagave s’keni kah ja mani pa dhënë përgjigje”, ka thënë Haradinaj