Haradinaj pro mbylljes së kazinove: Nuk do të lejojmë që të kthehen në arena krimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Mbështetjen ndaj këtij propozimi, Haradinaj e ka shprehur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, përcjell Ballkani.info.

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, kryeministri ka theksuar se si qeveri, nuk do të lejojnë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë.