Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka prezantuar prioritet e tij në fushën e energjisë.

Ai ka treguar se nder prioritet kryesore të tij është ndërtimi i një centrali energjetik me gaz prej 500 MW në Ferizaj, modernizimi i rrjetit transmetues, mundësia e zhvillimit të kapaciteteve për prodhimin e hidrogjenit të pastër dhe disa veprime tjera.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Kosova ka nevojë për investime strategjike në fushën e energjisë.

“Kosova ndodhet përpara një periudhe kritike për transformimin e sektorit të energjisë, ku siguria energjetike, diversifikimi i burimeve dhe përmbushja e objektivave të dekarbonizimit janë domosdoshmëri. Për të adresuar sfidat aktuale dhe për të siguruar një sistem të qëndrueshëm, janë të nevojshme një sërë investimesh strategjike”, ka shkruar Haradinaj, duke i përmendur prioritet e tij në këtë fushë.