Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke, Heleni Vakali.
Haradinaj ka bërë të ditur se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për raportet mes dy vendeve.
“Pata kënaqësinë të takoj në selinë e Aleancës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke, Ambasadoren Heleni Vakali. Gjatë këtij takimi folëm për zhvillimet nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rajoni, raportet midis dy vendeve dhe intensifikimin e mëtejmë të këtyre raporteve”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka falënderuar ambasadoren Vakali për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën.
“Ambasadoren Vakali e falënderova për mbështetjen dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftova atë të na mbështesë në angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia”, ka thënë Haradinaj.







