Anëtari i AAK-së

Haradinaj: Policit iu rrit paga veç 25 euro, mësuesit 29… Kjo ngritje s’do ta ndalë ikjen e profesionistëve nga vendi

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se rritja e koeficientit dhe ngritja e pagës, s’do ta ndalë trendin e ikjes së profesionistëve nga Kosova.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se mjafton të bëhet një analizë e thjeshtë që të evidentohet impakti minimal që ka pasur ngritja e koeficientit nga 105 në 110 euro.”

“Një rreshteri të Policisë së Kosovës, i është rritur paga për 32 euro; Policit të thjeshtë 25 euro; Mësimdhënësit 29 euro; Në administratë: Drejtorit të Departamentit 41 euro; Udhëheqësit të divizionit 31 euro”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar shefin e ekzekutivit për rritjen e pagës për presidenten e vendit, kryetarin e Kuvendit dhe këshilltarët politik.

“Pra, me këtë koeficient dhe me këtë ngritje pagash, nuk do të bëhet zgjidhja e nevojshme e cila do të zbuste krizën ekonomike të familjeve tona dhe kësisoj nuk do ta ndalë trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi!”, ka përfunduar Haradinaj.

Postimi i plotë: