Haradinaj përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur votimin për emrin e Maqedonisë së Veriut nga ana e Kuvendit të Greqisë.

“Përshëndes hapin historik të votimit për emrin e Maqedonisë së Veriut nga Parlamenti i Greqisë, që përmbyllë me sukses të plotë Marrëveshjen e Prespës. Edhe njëherë u konfirmua se rruga e vetme për stabilitet në rajon është ajo e dialogut dhe e paqes. Ballkani po ecë sigurtë drejt integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar ai në Facebook.