Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se biseda në takimin e sotëm me presidenten Vjosa Osmani ka qenë mjaft e hapur.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga ajo që të veprojë në përputhje me mandantin e saj.

“I kërkova që do të vepron në përputhje me mandatin e vet, kompetencat që ka, që t’i ndalin ndëshkimet, që të ndodhë deeskalim i situatës në veri… T’i kthehemi të arriturave të dialogut, Ohrit dhe Brukselit.” – tha ajo.

Tutje, Haradinaj e quajti këtë një bisedë mjaft të hapur.

“Biseda ka qenë mjaft e hapur, unë, dhe presidentja ishte mjaft e hapur. Nuk mund të parashikoj çka do të ndodhë.” – tha ai.