Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, ka folur lidhur me vizitën e sotme të ish-presidentit, Hashim Thaçi tek varri i babait të tij dhe në shtëpi.
Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë shkelje të njëpasnjëshme dhe se lejimi i vizitës së Thaçit është pesë ditë me vonesë.
‘’Kjo ka bërë shkelje të njëpasnjëshme sa i përket shkeljeve të të drejtave esenciale të njeriut’’.
Ai në RTV Dukagjini ka deklaruar se masat e sigurisë të cilat ishin ndërmarr në këtë vizitë ‘’edhe shtëpinë ia krijuan një lloj burgu provizor… prapë se prapë i bjen se ishte një vizitë në burg’’.







