Haradinaj për vdekjen e ish-luftëtares së UÇK-së: Sot u shua zëri i luftës dhe njeriu që tërë jetën ia kushtoi Kombit tonë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ushtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj.

“Sot u shua zëri i luftës dhe njeriu që tërë jetën ia kushtoi Kombit tonë”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Ngushëllime për vdekjen e bashkëluftëtares, ka shprehur edhe kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Ballkani.info