Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq për ndërhyrje të mundshme në veri.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, deklaroi se “Prishtina është në telashet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën në Serbi”.

“Ne nuk kemi si të ndikojmë në proceset e tjerëve. Të na lënë neve me i kryer punët e tona pa ndërhyrje. Ne i kemi telashet tona”, tha Haradinaj. Ai ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve dhe taksën ndaj Serbisë.

“Tema e territorit, kufijve janë tema të së kaluarës. Nuk është mirë me i qit kushte njëri-tjetrit. Nuk mundet Kosova me qenë e kushtëzuar, në këtë rast në lidhje me tarifën”, tha ai.