Kreu i AAK-së

Haradinaj për të rënët në masakrën e Qirezit e Likoshanit: Flijimi i tyre frymëzim për brezat që vijnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në Qirez e Likoshan.

Ai tha se flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë.

“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”

BONUS VIDEO| Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën.