Haradinaj për takimin e ‘fshehtë’ në Berlin: Partnerët e koalicionin e dinin, s’është fol për Asociacion

Kryeministri Haradinaj ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Haradinaj është pyetur rreth takimit që është përfolur se ka ndodhur dje në Berlin, e që ishte konsideruar i fshehtë në media, për të cilin ai ka thënë se ka qenë formal por jo publik.

“Takimi ka qenë formal, jo publik por formal dhe për këtë takim i kam njoftuar paraprakisht të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës. Unë në takim nuk kam qenë që të jap më shumë informata, por tema e takimit nuk ka qenë Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se tema e takimit të djeshëm ku ka marrë pjesë edhe ambasadori kosovar në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi, është thënë se ka qenë asosacioni i komunave me shumicë serbe. /Ballkani.info