Haradinaj për plagosjen e policit: Rastet si ky i sotëm duhet të dënohen dhe autorët të vihen para drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas plagosjes së një zyrtari policor në krye të detyrës, gjatë kohë kur po trentotnte që ta parandalonte një grabitje të një bankomati në lagjen Veternik në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë̈ se sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë̈ të papranueshme.

“Sulmet dhe cenimi i integritetit të zyrtarëve policorë janë të papranueshme. Rastet si ky i sotëm duhet të dënohen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Zyrtarit policor që sot pësoi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i dëshiroj shërim të shpejtë. Qoftë ky rasti i fundit ku Policia e Kosovës përballet me të tilla sfida gjatë punës së tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.