Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti të cilin ka theksuar se “është agjent i rekrutuar i shërbimeve serbe”.
“Unë besoj që është i rekrutuar prej shërbimeve serbe. Supozohet se ka pasur lidhje dashurie me vajzën e një ministri të Millosheviqit pak para luftës në Beograd”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
“Supozohet që ajo lidhje ka qenë ndihmëse për kohën e qëndrimit të tij në burg, përkundër të këqijave ia kanë bërë, ka shumë shenja që tregojnë që Kurti është në shërbim të agjendës serbe dhe ruse”, u shpreh i bindur kreu i AAK-së.
“Konfirmimi po vjen nga veprat e tij, na ka gënjyer që është për bashkim kombëtar, këtë e paska pas qartë për frikësuar të tjerët nga pavarësia e Kosovës”.







