Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka deklaruar se Ramush Haradinaj është më i denji për president të Kosovës.
I pyetur në Debat Plus çka nëse Murat Jashari vije si kandidat për president, Haradinaj thotë: ‘’24 orë jam në dispozivion sa herë përmendet emri dhe familja e tyre’’.
“E para, e kemi bërë atë që bënë një subjekt politik, pasi asnjë subjekt nuk do të ketë 80 deputet. Ne i kemi dalë votuesit me një ofertë të duhur për rrethanat që jemi. Ne kemi pas diskutime të ngushta edhe me LDK-në, por PDK-ja nuk është kyç. Ne po garojmë me një platformë shumë të saktë. Vetëm ne kemi pozicion politik për dialog. Vetëm ne kemi pas pozicion të qartë për shkëmbimin e territoreve, për Mogherinin, për sovranitetin e shtetit. Këto krejt i ka bërë Haradinaj, që e bënë legjitim për President. Me këtë ofertë, i kemi dhënë ofertë transparente dhe të drejtë votuesit’, u shpreh Haradinaj.
Karshi deklaratave të Vjosa Osmanit lidhur me pasurinë e kandidatit për President, Ramush Haradinajt, kandidati për deputet Daut Haradinaj tha se Vjosa nuk qëndron në një pozitë të favorshme për të diskutuar pasuritë e të tjerëve, duke thënë se në deklarimin e pasurive ajo është edhe më e pasur.
‘Znj. Osmani hiç s’ka shumë që ka marr shtëpi në Marigona Hill bash te i njëjtit pronar edhe nuk mundet me na kallxu neve, këto mundet me i thanë nëpër studio’, tha Haradinaj.







