Haradinaj pas takimit me Mustafën: Për presidentin do të gjejmë një përgjigje së bashku

Kreu  i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës me krerët e koalicionit.

Haradinaj ka thënë se së bashku me partnerët kanë folur për disa tema.

“Ajo që e kemi preokupim është çështje ekonomike, sepse gjendja po përkeqësohet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Pas këtij takimi, Haradinaj ka folur edhe për aktakuzat e Speciales që mund t’i konfirmojë Tribunali për presidentin dhe kreun e PDK-së.

“Kosova çdo herë ka qenë me drejtësinë, besojmë me drejtësinë edhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejtë të UCK-së në të gjitha situatat. S’po themi që do të ketë konfirmim. Kosova duhet të vazhdojë fuqishmisht ti ndihmojë qytetarët e Kosovës që munden me qenë të akuzum, jo kundër drejtësisë po për drejtësinë”, thotë ai.

“Kosova është me drejtësinë, e dimë të gjithë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Haradinaj duket se është tërhequr pak për cështjen e presidentit. Ai thotë se këto situata nuk janë të lehta e do të gjejnë një përgjigje së bashku.

“Jemi në punë në këto situata që munden me qenë jo aq të lehta dhe besojmë që do ta gjejmë një përgjigje së bashku. Nuk kam përgjigje momentalisht përgjigje për këtë temë aktualisht, në të ardhmën do të bisedojmë si do të rrjedhin këto procese”, thotë ai.