Haradinaj pas takimit me deputetët gjermanë: Ne jemi Kosovë, por dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës

Haradinaj pas takimit me deputetët gjermanë: Ne jemi Kosovë, por dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas takimit që pati me dy deputetët e CDU-së në Bundestagun gjerman.

Në përfundim të takimit me Peter Bauer dhe Christian Schmidt, Haradinaj tha se është kënaqësi të takosh dy njerëz me përvojë dhe përgjegjësi të madhe politike që janë të interesuar për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.

“Sot biseduam për bashkëpunimin bilaterale Kosovë-Gjermani që është në progres dhe që mundet me u bë shumë më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, një proces që ka ndihmuar rajonin dhe ka ruajtë rajonin. Shpreha falënderim për Merkel dhe Berlinin zyrtarë për këtë iniciativë që është treguar shumë e çmuar për regjionin”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai tha se duam t’i bashkohemi Evropës dhe që qytetarët kosovarë të udhëtojnë sa më shpejtë pa viza.

“Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të jemi Kosovë, por poashtu jemi Evropë dhe dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës, që të udhëtojmë lirë pa viza, shpresoj që kjo ditë të vijë edhe për qytetarët e Kosovë”, shtoi Haradinaj.