Haradinaj pas emërimit të Grenell si emisar i Trump: Pres të punojmë për dialog pa kushte dhe njohjen e Kosovës ne kufijtë ekzistues

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas emërimit të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell si i dërguar i posaçëm i Donald Trump në bisedimet e paqes midis Kosovës e Serbisë, e ka uruar atë, duke thënë se do të punohet për dialog pa kushte.

Përmes një shkrimi në Twitter, Haradinaj tha se në dialogun pa kushte në të cilët do të angazhohen, do të punohët për të arritur njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Urime për Ambasadorin Amerikan në Gjermani, Richard Grenell që u emërua nga presidenti amerikan si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi. Mezi pres që të punojmë së bashku dhe të angazhohemi në mënyrë aktive në dialogun pa kushte, për të arritur njohje reciproke në kufijtë ekzistues”

Presidenti Donald Trump ka caktuar Ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e tij për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi.

Lajmi i dhënë nga Shtëpia e Bardhë, të enjten në darkë, 4 tetor, nuk ndryshon statusin e Grenellit që do të vijojë të jetë ambasador në Berlin.

loading…