Haradinaj pas anulimit të projektit të Bechtel Enka: Ja pse ky është mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti

Ish-kryeministri Haradinaj ka reaguar në lidhje me anulimin e projektit i cili i ishte dhënë kompanisë Bechtel Enka.

Haradinaj thekson se sot u manipulua me shifra pasi siç thotë ai në vendimin e Qeverisë në asnjë moment nuk ceket shuma.

Ai tutje shkruan se Qeveria nuk anuloi projektin 50 milionësh por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyqjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me Autostradēn Arbën Xhaferi.

“Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma” shkruan Haradinaj në Facebook.