Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sonte gjerë e gjatë për taksën ndaj mallrave serbe dhe kërkesës së vazhdueshme që ajo të pezullohet.

Ai ka thënë derisa nuk e sheh marrëveshjen me Serbinë që është njohja për Kosovë, nuk e do ta ngris dorën për heqjen e taksës.

“Mos pritni që unë me e çu dorën për heqjen e taksës, sepse nuk kom pa marrëveshje për njohjen e Kosovës. Po ashtu askush nuk do të mund ta fus në rend ditë në mbledhje të qeverisë heqjen e taksës. Kom mu çu dhe me e lëshu mbledhjen nëse ndodh kjo”, ka thënë Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, nëse jemi bashkë dhe flasim me një zë, do të jemi më të fuqishëm.

“Amerikës dhe të tjerëve u është thënë se ai është pengëse për dialogun me Serbinë duke vazhduar të mos e suspendojë taksën. Nërsy meje i kanë thonë se Ramushi është pengues”, ka thënë ai për rtk-në.

Sipas tij, Serbia nuk është që dëshiron të kryej punë, duke arritur marrëveshje me Kosovën.

“Le t’i kushton Serbisë tash koha, se boll 20 vjet na i ka humb”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

“Me vjen keq që jemi nda kështu, po të kishim punu edhe me LDK-në dhe të ishim bashkë e kishim ngrit Kosovën edhe një shkallë më lartë të BE-ja të Amerika. Kjo po na shkatërron.”

“Hajde të bëhemi ne më amerikan për taksën. Dalja nga situata është me u bo bashkë për taksën si për Trepçën, krejt LDK-në, AAK, PDK, VV, Nisma, AKR e me thonë nuk e heqim taksën dhe nuk shkojmë në dialog me Serbinë me kushte. Na e kemi lajthitë Amerikën”, ka thënë ai.

“Nuk i dorëzohem as Rusisë as Serbisë, jemi nda me luftë me ta. Pra edhe Amerika duhet të na kuptoj se në me Serbinë jemi nda në luftë. Ne kemi viktima të shumta nga lufta që kemi bërë me Serbinë” ka thënë Haradinaj në RTK.

“Pse duhet të hiqet taksa. Ne duhet ta kemi një kontratë e me pastaj të hiqet taksa. Nuk mundem me ec përpara pa e pa se çfarë marrëveshje duhet të kemi”, thotë shefi i qeverisë së Kosovës.

Ai ka treguar se nuk e dinë se çfarë do të ndodh pasi të hiqet taksa. Haradinaj thotë se kjo taksë hiqet vetëm kur të na njoh Serbia.

“Nuk e dimë ende se çfarë po na ofrojnë Amerika. Nuk e dimë se çka do të ndodh pasi të hiqet taka. Taksa nuk hiqet. Ajo hiqet vetëm kur të na njoh Serbia.

Sipas Haradinajt, taksa nuk rrezikon raportet me SHBA-në.

“Mendoj që i kemi disa sfida në marrëdhëniet tona me SHBA-në. Por Kosova kurrë nuk do të jetë antiamerikane. Unë jam me SHBA-në në çdo temë të botës, por sa i përket Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë, me të cilën jam ndarë prej luftës. Kjo nuk i rrezikon raportet. Kërkesa e SHBA-së është pezullimi. Asnjë veprim i yni nuk është bilateral me SHBA-në, asnjë gabim nuk e kemi bërë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/