Kosova raportet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Ameriikës i ka jetike për ekzistencën e saj si subjektivitet ndërkombëtar në një diplomaci globale ku çështje e Kosovës është e kontestuar, shkak i pretendimeve të shpalljes së “njëanshme” të pavarësis më 17 shkurt 2008.

SHBA-të kanë vepruar në të gjitha segmentet për të aktivizuar çështjen e Kosovës duke e ndihmuar në të gjitha proceset me çfarë Kosova ka mbijetuar në një sferë të vështirë gjeopolitike.

Në ditën kur zyrtarisht filloi fushata zgjedhore në Kosovë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pranoi të jetë në një vizitë zyrtare në SHBA duke e anashkaluar startimin e fushatës në Kosovë.

“Në këto çaste kur po hapet edhe zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë, ndodhem për vizitë zyrtare në ShBA. Edhe pse larg, jam mes bashkatdhetarëve tanë, që me zemër janë në Atdhe dhe nga ta po marr mbështetje të parezervë për vendimet e mëdha që ia rikthyen qytetarit të Kosovës, dinjitetin dhe ndjenjën e krenarisë”, ka shkruar ndër tjerash, Ramush Haradinaj në Facebook.

Më parë nuk kishte ndodhur që një lider partiak ta fillonte fushatën nga SHBA-ja, për një vizitë zyrtare. Ramush Haradinaj edhe pse si kryeministër në detyrë i kushtoi më shumë rëndësi raporteve diplomatike të Kosovës me SHBA-së sesa partisë politike të cilën e përfaqëson, shlruan Ballkani.info.

Muajve të fundit kryeministri Haradinaj, ishte cak i kritikave nga eksponentë vendorë për shkak të vendosjes së taksës 100% për produktet serbe dhe boshnjake. Kjo masë e Qeverisë Haradinaj kishte ardhur pas fushatës manipulative e propagandistike të Serbisë për ta penguar antarsimin e Kosovës në Interpol, me çfarë dhe ia arriti qëllimit.

Ramush Haradinaj, ka theksuar vazhdmisht se do të ishte në gjendje të luftonte në krah të ushtrisë amerikane për interesat amerikane në botë – rrjedhmisht diskursi pro-amerikan i Haradinajt ka qenë tejet i qartë dhe këtë e konfirmoi në hapje të fushatës në SHBA përkundër se intensiteti për terren politik shtohet e zhvillohet më shumë pas zyrtarizimit të fushatës.

Kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj dha dorëheqja nga pozita e kryeministrit për shkak të ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. “Nuk dua të paraqitem si kryeministër i Kosovës, por si komandant i UÇK-së”, kishte thënë Haradinaj pas dorëheqjes duke u bërë kryeministri i parë në historinë e re të Kosovës që jep dorëheqja nga pozita më e lartë e ekzekutivit.

Koncepti 100% shtet i Haradinajt parasheh disa zotime të cilat do të kryen, në mesin e tyre edhe mbrotja e sovranitetit territorial të Kosovës në përputhje me partneritetin amerikan.

Haradinaj ka premtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as korgjim kufijsh madje nuk do të ngjallet marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) është në koalicion parazgjedhor me PSD-në duke u bashkuar rreth një koncepti e platforme politike 100% shtet. /Ballkani.info/

loading…