Kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Pas takimit që kishte mbajtur sot me Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kossnet dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, Haradinaj theksoi edhe njëherë se është biseduar edhe për dialogun me Serbinë por edhe për taksën.

Por, megjithë diskutimet nuk është marrë ndonjë vendim i prerë për heqjen e taksës, por Haradinaj ka thënë se ka dëshirë që kjo të ndodhë.

“Ne kemi dëshirë ta largojmë taksën dhe synojmë heqjen e saj, duke marrë parasysh edhe sygjerimet nga miku ynë SHBA-të. Por, theksoj edhe njëherë seheqja e taksës do të arrihet kur të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info.

Kujtojmë se vendimi për taksën 100% ishte kritikuar edhe nga ndërkombëtaret dhe së fundi nga zyrtarët amerikan. /Ballkani.info