Haradinaj nuk lëshon pe: Dialogu duhet të fillojë menjëherë, Serbisë ia jap tregun veç pas njohjes

Kryeminsitri i Kosovës në detyrë, Ramush Hardinaj pas reagimit të vendeve të QUINT’it për taksën e dialogun, ka reaguar përmes një shkrimi në Tëitter, duke thënë se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes.

I njejti ka thënë se është dakord për pjesën se duhet të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës e Servbisë, duke shtuar se ju ka prezantuar vendeve të QUINT’it dhe BE-së draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Bie dakord për domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa vonesa. TREGU për NJOHJEN”, ka shkruar Haradinaj.

loading…