Haradinaj: Nuk e heq taksën pa na njohur Serbia dhe për t’ia fituar zgjedhjet Vuçiqit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj zbuloi në Open se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell ku kanë diskutuar për disa çështje për Kosovën.

Grenell nuk ju takoi ju sot? Si e shpjegoni këtë?

‘Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin- tha Haradinaj.

Grenell ka dhënë një ultimatum për të hequr takën me Serbinë?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën- vijoi Haradinaj.

Por Grenell ishte i qartë kur kërkoi heqjen e taksës?- e pyeti sërish Eni Vasili.

Po unë e heq taksën kur Vuçiq të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiq në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën- tha Haradinaj. Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova.