Haradinaj njofton për anulimin e aktiviteteve të ‘Epopesë së Dukagjinit’ për shkak të covid-19

Kosova po përballet çdo ditë me raste të reja të infektuar nga virusi covid-19.

Jeta në Kosovë është bllokuar për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit përfshirë organizimin e aktiviteteve publike ku mund të mblidhen shumë njerëz.

Ndër këto aktivitete është edhe Epopeja e Dukagjinit në Gllogjan për të cilën shefi parlamentar I grupit të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar që do të anulohet për shkak të rrezikut nga koronavirsi.

“Duke parë gjendjen në të cilen po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Virusi covid-19 është përhapur me shpejtësi nëpër botë ku ka përfshirë edhe Kosovën, madje dje është regjistruar edhe një i vdekur. /Ballkani.info/