Haradinaj: Një deputet i AAK-së ka ndërruar 5 aeroplanë që t’vijë e të votojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Haradinaj thotë se një deputet i tij ka ndërruar 5 aeroplana për të ardhë në Kuvend të votojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Daut Haradinaj i ftuar në emisonin “Argument Plus” ka thënë se AAK-ja është gjithmonë me të gjithë deputetët në sallë kur po votohet projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka treguar se një nga deputetët e grupit ku është shef, ka ndërruar  pesë aeroplanë veç për të u kthyer në Kuvend që ta votojë ligjin për Rimëkëmbje, shkruan Ballkani.info

Ky ligj dhe ligje tjera kanë hasur vështirësi kalimi në Kuvendin e Kosovës, pasi që në shumicën e rasteve nuk ka koorum./Ballkani.info/