Haradinaj nis takimet me degët: Aleanca në zgjedhjet komunale paraqet alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me degët e Aleancës. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal. “Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore”, ka shkruar ai.

“Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal. Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore.

Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal. Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t’i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës. RH