Kryeministri

Haradinaj nga Peja: ShBA-ja dhe BE-ja le ta dijnë se nuk na duhet liria kështu të izoluar

Në qytetin e Pejës është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se heronjtë dhe martirët e vendit dhanë jetën për të qenë të lirë, e jo të izolur, andaj pati një porosi për bashkësinë ndërkombëtare.

“Nuk dëshirojmë liri që izolon Kosovën. Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë.
Le të din krejt Evropa edhe Amerika se nuk na duhet liria të izoluar. Ne jemi të interesuar të krijojmë marrëdhënie të mira edhe me Malin e Zi dhe jemi që të mbyllim çdo temë që e kemi të hapur. Edhe problemin në Kullë e Qakorr”, ka thënë ai.

Edhe me Serbinë tha se janë të interesuar të krijojnë fqinjësi të mirë, dhe se synojnë njohjen reciproke, por assesi duke vë në dyshim statusin, i cili sipas tij u përcaktua qysh në vitin 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyll në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se cdo qytetar i këtushëm dueht të ndjehet krenar me këto shtatore.

Tha se institucionet duhet të frymëzohen nga dëshmorët për të punuar për të ardhmen e vendit tonë.

“Këto shtatore janë jo vetëm një obligim, por nderë dhe për gjenerata qe vijnë, nder të ndërtohet për shtetin e Kosovës që institucionet e Kosovës të punojnë ndershëm që shokët e Shkëlzenit dhe ai të kenë cfarë të krenohen të ndërtojmë një shtet që askush të mos mundet të amnistojë”, tha ai.

Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se kjo ditë është e veçantë. Tregoi një rast kur Shkëlzeni ishte i plagosur nga ushtria serbe.

“Shkëlzeni në ditën e rënies edhe pse ishte rëndë i plagosur nuk tërhiqej sepse nuk lejonte dhunimet e kërcënimet ashtu i plagosur vazhdonte”, tha ai.

Gëzim Osdreni, bashkëluftëtar, tha se Shkëlzeni përveç që kryente punën e një ushtaraku, mbante edhe moralin e luftës. ai tha se Shkëlzeni ishe i kujdesshëm në kryerjen e detyrave dhe se mbetet shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja.

“Vështirë është flitet për virtytet e Shkëlzen Haradinaj. Ai mbarte larte moralet e luftës për të qëndruar deri në fitore. Shkëlzeni ishte i qetë i matur dhe i kujdesshëm në kryerjen e detyrave. Tani të gjithë janë krenarë për veprën e tij dhe do të i edukojnë brezat me shëmbëlltyrën e Haradinajt. Shkëlzeni ka rënë për të mos vdekur kurrë”, tha ai.

Safete Shala nga Shoqatat e dala nga lufta, tha se në këtë ditë nderojnë të pavdekshmit.

“20 vite pas mbarimit kujtojmë vlerat më të larta nderojmë të pavdekshmit.

Të ndërtosh dhe të ruash këto vlera do të thotë të nderosh të ardhmen e vendit”, tha ajo.Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe Ish-presidenti i Kroacisë, Sttipe Mesiq.

“Rroftë Kosova e lirë rroftë populli i Kosovës, rroftë gjithë popullata shqiptare”, tha shkurtë Mesiq.

Pas përfundimit të fjalimeve, u vendosen kurora lulesh pran shtatores Shkëlzen Haradinaj.

loading...