Haradinaj nga fshatrat e Pejës: Vota për konceptin 100 për qind është siguri për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot disa fshatra në komunën e Pejës.

Ai ka qëndruar në Raushiq, Lybeniq e Zllapek, ku me qytetarët e këtyre anëve ka ndarë 100 zotimet e tij për mandatin e ri që po e synon, njofton Klan Kosova.

“Sot, me qytetarë të shumtë të Raushiqit, Lybeniqit dhe Zllapekut të komunës së Pejës, i ndava 100 zotimet, për vazhdimësinë e udhëheqjes së vendosur dhe zbatuese, e cila e ka bërë diferencën në vetëm pak muaj qeverisje”.

“Me krijimin e ushtrisë, arritëm ta ruajmë pragun tonë të shtëpisë, kufirin dhe me taksën kemi mbrojtur tregun, sepse Kosova është shtëpi në vete dhe e njerëzve të saj”.

“Kjo trevë më ka dhënë fuqinë që po ashtu ta përmbyllim Trepçën si resurs nacional i Kosovës. Me fitimin e të drejtës për tregun dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale, si dhe mbi resurset tona kombëtare, vendit i garantuam hyrjen në një gjendje të re, për zhvillim të shpejtë ekonomik. Vota masive me gjashtë tetor për konceptin 100% shtet e siguron vazhdimësinë e drejtimit që i kemi dhënë Kosovës”.

loading…