Pas mbledhjes së Qeverisë ditën e sotme, kryeministri Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur rreth paqartësive që partitë opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja, i kanë shfaqur për kërkesën e Haradinajt për një Konferencë Ndërkombëtare ku do të arrihej marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se kërkesat kanë qenë shumë të qarta, transmeton Ballkani.info.

Në fund, Hardinaj ka bërë thirrje të gjithë partive politike si dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë unik dhe të mbrojnë pozicionin e Kosovës.

“Dëshira ime është që të mbesim unik dhe të kuptojmë se nëse e zbehim pozicionin e taksës, atëherë hapim mundësi të tjera ose për shkëmbim territoresh ose për ‘Republikën Srpska’ në Kosovë. Andaj, ju bëj thirrje deputetëve të zgjedhur që të japin mbështetje në mbrojtje të pozicionit të Kosovës pasi që, çdo veprim tjetër do të na dërgojë në një përfundim që do t’i lë me pasoja fëmijët tanë, jo vetëm fëmijët e mi por të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj. /Ballkani.info