Kryetari i AAK-së

Haradinaj: Nëse do ta mbanim taksën deri më 4 shtator, do t’ia merrnim Serbisë njohjen

Ish-kryeministri Haradinaj në një intervistë që po transmetohet në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’, ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar për prapaskenat e Samitit të Berlinit dhe presionin e madh për heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë.

Megjithatë Haradinaj thotë se nëse do të ruhej taksa deri më 4 shtator kur edhe u mbajt takimi i Washingtonit nën ndërmjetësimin e Administratës së Donald Trump, atëherë sipas tij nuk do të hiqej pika e 10-të, ku i kërkohej Serbisë që të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Nëse do ta ruanim taksën deri më 4 shtator, atëherë pika e 10-të s’do të hiqej”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera ka folur edhe për raportet e tij me amerikanët, duke thënë se ka raporte shumë të mira dhe se në komunikimin që ka, asnjëherë si ka gënjyer.