Haradinaj në shënimin e Epopesë së Dukagjinit: Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO

Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika.

“Shënimi i një çerek shekulli të Epopesë së Dukagjinit, përkon po ashtu me intervenimin e NATO-s të udhëhequra nga Amerika, kur e gjithë bota demokratike u bë bashkë për të ndërprerë fushatën e egër të spastrimit dhe përndjekjes ndaj popullit shqiptar në Kosovë, ka shkruar ai.

Haradinaj tutje u shpreh se beson shumë që Kosova e ka vendin në NATO.

“Ne si Kosovë rreshtohemi me aleatët tanë në krye me ShBA-të në synimin tonë për partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah miqve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë”, ka thënë ai.