Haxhi Shala, deputet i AAK-së dhe i njohur në luftë si komandant “Topi” sot është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Në mbështetje të Shalës ka dalë kolegu i tij nga partia dhe bashkëluftetari, Daut Haradinaj.

“Komando, me faqe të bardhë e kalofsh edhe këtë sfidë. Kam pritë drejtësi për familjarët tuaj të masakruar”, ka shkruar Haradinaj.

“E rastësishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigadës 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e pastër e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishëm atje me 8 Shtator të këtij viti. Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranueshme. Sidoqoftë unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, ka bërë të ditur Haxhi Shala më herët. /Ballkani.info/